sal-iil.png
Për juristë nga Shqipëria
 
IIT, Chicago-Kent College of Law
Njofton
Programin Master LL.M në Athinë, Greqi dhe më pas në Çikago, Illinois,
SHBA
me 75% dhe 100 % Bursa Shkollimi të garantuara
 
 
IIT, Chicago-Kent College of Law - Shkollë e Ligjit në SHBA së bashku me School of American Law njoftojnë dy programe të ndërlidhura me bursa të garantuara 100% dhe 75% për juristë nga Shqipëria.
 
  1. Program pranë School of American Law në Athinë, Greqi dhe më pas
  2. Një semestër Program master LL.M në Çikago, IL, SHBA.
 
School of American Law, në Athinë, zhvillohet në Nomiki Bibliothiki, Athinon (www.nb.org). Programi SAL mbulon dy simestra në Athinë, Greqi: Janar – Maj  2020 (simestri i parë) dhe Shtator – Dhjetor 2020 (simestri i dytë). Dy simestrat përfshijnë dhjetë kurse të detyrueshme që zhvillohen në gjuhën Angleze dhe jepen vetëm nga profesorët e Chicago-Kent që vijnë nga SHBA dhe Britania e Madhe. Dhjetë kurset e detyrueshme përfshijnë lëndë bashkëkohore si: International Business Transactions, E-Commerce, Online Contracting, Antitrust Law, IP Asset Management, Intellectual Property Law, Securities Law, Global Intellectual Property Law, Trademark Law, Comparative Law, Introduction to American Legal Systems & Legal Writing.
 
Mënyra e mësimdhënies është vetëm një kurs në muaj (pesë kurse në semester), i cili jepet vetëm në fundjavë përmes leksioneve që zhvillohen gjatë gjithë ditës duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Në total, 5 fundjava do të mbulojnë çdo semester me klasa live; më tej, leximi i materialeve para dhe pas klasave dhe dërgimi i provimeve pritet prej studentëve. Sidoqoftë, struktura e përzier e Programit SAL, kombinon pesë kurse intensive drejtpërdrejt në Athinë dhe pesë kurse me lëndë online. Studentët që mund të marrin një fundjavë larg nga puna dhe familje dhe që duan të shpenzojnë më shumë kohë në një mjedis tradicional në klasë me profesorët nga Chicago-Kent dhe kolegë, ftohen në Athinë, Greqi një herë në muaj, për të gjitha dhjetë lëndët e detyrueshme. Ata studentë që banojnë jashtë Greqisë dhe nuk mund të marrin pjesë fizikisht në klasat e drejtpërdrejta u ofrohet mundësia të marrin pesë kurse online - ndërsa pjesa e mbetur e pesë kurseve të tjera, do të merren drejtpërdrejt përmes pjesëmarrjes në klasa. Nën këtë opsion, studentët fillimisht mund të zgjedhin se cila prej këtyre strukturave është e preferueshme për ata gjatë studimit në Programin SAL. Programi SAL do t’i njoftojë studentët se cilët prej pesë kurseve mund të merren online.
 
Pas përfundimit të Programit SAL, të diplomuarit mund vazhdojnë arsimimin e LL.M pranë Çikago-Kent në Çikago, IL, SHBA. Studimet Master në Chicago-Kent përfundohen me marrjen e LL.M në “U.S., International and Transnational Law” në një semestër (pesë muaj) në vend të një viti të rregullt akademik. Ky është një program  studimi ligjor për diplomën akademike pasuniversitare, Kohëzgjatja e të  cilit është pesë muaj për të diplomuarit e SAL. Për të diplomuarit që mbajnë Çertifikatën e SAL, diploma LL.M në Çikago fitohet duke plotësuar një semestër studim me kohë të plotë, ndërkohë, ata mund të zgjedhin të vazhdojnë një semestër tjetër në Chicago-Kent për të arritur nivele të tjera arsimore si ((Doktoraturë)(Ph.D.) dhe profesionale (provimi i avokatisë (BAR)).
 
 
Pas përfundimit të Programit SAL të diplomuarit do të marrin:
  1. Pas përfundimit të programit SAL - Çertifikatën e Përfundimit të Shkollës së Ligjit Amerikan. Çertifikata do të lëshohet nga SAL dhe Chicago-Kent bashkë dhe nënshkruar nga Dekani i Chicago-Kent College of Law dhe Drejtuesi i Programit SAL.
  2. Pas diplomimit nga ITT, Chicago-Kent College of Law – Diplomën LL.M nga IIT, Chicago-Kent College of Law.
 
Që prej vitit 2015, Programi SAL në Athinë  është ndjekur nga më shumë se 180 studentë nga Ballkani, Mesdheu & Evropa, duke u mundësuar atyre të marrin një eksperiencë të mrekullueshme jashtë shtetit dhe për të fituar kompetencat globale që do të përcaktojnë rolin e tyre të ardhshëm në peizazhin botëror. Ne jemi shumë të lumtur të vëmë në dukje, se 50 prej 180 studenteve/të diplomuarve janë juristë nga Shqipëria. 
 
Avantazhet e programit tonë
  • Përfitimi i njohurive nga struktura e kombinuare Programit të SAL-it duke filluar në Athinë pa lënë punët e tanishme përmes marrjes së mësimeve interaktive të drejtpërdrejta dhe/ose online. Struktura e kombinuar që lejon përfundimin e Programit e SAL në Athinë, Greqi, nëpërmjet kombinimit të pesë kurseve intensive live dhe pesë kurseve përmes medias dixhitale nga klasat tradicionale;
 
  • Përjashtimi nga TOEFLpër aplikimet e SAL & LL.M, pa kaluar provimet e TOEFL ose IELTS;
  • Pranimipreferencial dhe i menjëhershëm në Chicago-Kent LL.M pas përfundimit të Programit SAL;
  • Përfitimi i masterit pasuniversitar M në “U.S., International and Transnational Law”në Chicago-Kent në një semestër në vend të një viti akademik;
  • Bursat e garantuara 100% dhe 75% të shkollimit;
  • Mundesi per te diplomuarit e SAL te fitojnë diplomë LL.M ne dy simstra në drejtimet më të kërkueshme: M in Trial Advocacy, LL.M in International Intellectual Property Law dhe LL.M in Financial Service Law & LL.M in Legal Innovation & Technology me bursë studimi 75% të tarifës (Programet e specializuara te LL.M. kerkojne qe fillimi te jete ne simestrin e vjeshtes ne Chicago Kent. Fillimi ne simestrin e pranveres nuk eshte i mundur per programet e specializuara);
 
  • Pas përfundimit të studimeve Master në Chicago-Kent, të diplomuarit mund të vijojnë studimet e doktoraturës (Ph.D./SJD) me bursë studimi 75% të tarifës;
 
  • Plan i përballueshëm i pagesës për shkollim në dy ose më shumë këste, gjatë studimit në Programin SAL & Chicago-Kent;
  • Shtyrje e pranimit në Chicago-Kent për LL.M gjatë tre viteve të ardhshme akademike; Te diplomuarit e SAL që interesohen të kenë një diplomë LL.M. ne “US International and Transnational Law” mund ti fillojnë studimet e tyre të LL.M. në cdo simestër, ose në atë të pranverës ose të vjeshtës dhe ti mbarojnë ato në një ose dy simestra;
  • Mundësitë e punësimit në kampus dhe jashtë kampusit universitar në SHBA;
  • Qasje në praktika intership dhe externship në SHBA;
  • Vendi më i mirë në botë – kampusi qendror i Chicago-Kent ndodhet në zemër të qytetit të Çikagos - një nga tregjet më të mira ligjore & financiare në SHBA;
  • Zhvillimi i një rrjeti të fuqishëm profesional, nxitje e lidhjeve me një komunitet të larmishëm profesionistësh anembanë ShBA-së.
 
 
 
Ndikimi i programit në karrierën e aplikantëve
  • Në vitet e kaluara, pas diplomimit nga Chicago-Kent LL.M, të diplomuarit kanë vijuar ndërtimin e karrierës në shtete të ndryshme duke kaluar provimin e Avokatisë dhe duke aplikuar për OPT (leja për të punuar në SHBA);
  • Të tjerët janë kthyer të praktikojnë ligjin në vendet e tyre përkatëse me një kuptim më të mirë të legjislacionit modern dhe aftësinë për të punuar më mirë me avokatët ndërkombëtarë, evropianë dhe amerikanë, firmat ligjore dhe agjencitë qeveritare. Shumica e tyre janë promovuar menjëherë ose janë integruar në industritë kryesore të biznesit ose në firmat ligjore më të mira;
  • Në çdo rast, njohuritë e marra dhe kontaktet e zhvilluara në Çikago përmes programit të Çikagos-Kent SAL vijojnë të kenë vlera të mëdha personale dhe profesionale.
 
 
Bursat & Tarifa e Shkollimit
  • Pagesa e shkollimit për Programin SAL është 6800 Euro. Tarifa e shkollimit është e pagueshme me tre këste, por per studentet qe zgjedhin të parapaguajne te gjithe tarifen ajo do te jete 6500 Euro.
  • Tarifa e shkollimit për masterin LL.M në Chicago-Kent College of Law arrin në shumën 10 000 USDnë vend të 44 000 USD që paguhet normalisht pas bursës së garantuar prej 75%; pagesa për studimet LL.M. do të kryhet pas mbërritjes se studentit në Çikago;
  • Bursa e plotë (100%) e shkollimit për studime LL.M është përcaktuar nga Chicago-Kent College of Law. Për t'u kualifikuar për bursë, studentët duhet të kenë një GPA në SAL të paktën 3.8. Dekani i Chicago-Kent dhe Drejtuesi i Programit SAL Worldwide do të rishikojë aplikimet nga studentët që plotësojnë këtë kusht dhe do të zgjedhin studentin më të kualifikuar;
  • Tarifa e shkollimit për semestrin e dytë opsional në Chicago-Kent College of Law arrin në 7 250 USDnë vend të 22 000 USD.
 
 
Kush mund të aplikojë pë këtë program?
  • Ata të cilët janë të intersuar për studimet LL.M në Chicago-Kent duhet të kenë diplomë në Juridik (LL.B) ose mund të jenë studentë të vitit të fundit në Juridik; aplikanti duhet të tregojë zotësi nëpërmjet nivelit të notave universitare dhe të diplomave, ose përmes përvojës relevante të punës;
  • Ata që janë të interesuar për të pasuruar arsimimin e tyre në të drejtën e biznesit dhe për të marrë vetëm Çertifikatën e SAL-së - çdo aplikant i arsimuar me më shumë se një vit (duke pasur Diplomë bachelor ose duke qenë student i vitit të fundit në universitete ose institucione të ngjashme të arsimit të lartë që ofrojnë nivelin e diplomës BA) mund të dërgojnë dokumentacionin në programin SAL.
 
Afati i është 5 Dhjetor 2019. Të gjithë aplikantët duhet të paraqesin elektronikisht dokumentet e mëposhtme:
  • CV në anglisht;
  • Një letër reference e shkruar në gjuhën përkatëse ose e përkthyer në gjuhën angleze ku të tregohen të dhënat e kontaktit të personit referent;
  • Kopjen e diplomës ose vërtetim nga universiteti për studentët Bachelor;
  • Kopja e Pasaportës dhe/ose ID-së.
 
Dokumentet duhet të dërgohen në adresat elektronike të mëposhtme:
 
Çështjet e punësimit
Pas përfundimit të dy semestrave të diplomuarit LL.M kanë të drejtë për punësim jashtë kampusit. Lejet e punës janë të nevojshme për të gjithë llojet e punësimit jashtë kampusit dhe mund të jepet nga autoriteti i emigracionit të SHBA për trajnime të paguara praktike. Studentët me viza F1 mund të aplikojnë për një periudhë 12-mujore të Trajnimit Praktik Opsional (OPT), i cili fillon pas përfundimit të studimeve të dy semestrave. Gjatë të cilave, studenti me status F1 i cili ka përfunduar diplomën e tij/saj për më shumë se nëntë muaj, u lejohet nga United States Citizenship and Immigration Services (USCIS) të punojnë për një vit nën Kartën Autorizuese për Punësim me një vizë studentore, drejt arritjes së trajnimeve praktike për të plotësuar arsimimin e tyre.
 
Provimi i Avokatisë
Provimet e Avokatisë administrohen në mbarë vendin në muajt Shkurt dhe Korrik. Kërkesat e pranimeve në Avokati ndryshojnë nga shteti në shtet dhe si një rezultat, studentët janë të këshilluar që të vizitojnë faqen e internetit të zyrës së Avokatisë të shtetit përkatës për marr informacionin e saktë. Për informacion mbi provime të ndryshme dhe lidhje me shumicën e autoriteteve të shtetit, vizitoni faqen e internetit të Konferencës Kombëtare të Ekzaminuesve të Avokatisë (National Conference of Bar Examiners).
 
Universiteti
Instituti i Teknologjisë së Illinois – një universitet kërkimor me një gamë të gjerë programesh Ph.D. – pozicionohet në mënyrë unike për të kuptuar ndërlidhjen e tregut të globalizuar ligjor në të gjithë botën. Chicago-Kent College of Law njihet në nivel kombëtar si shkolla e dytë më e vjetër ligjore në shtetin e Illinois. Chicago-Kent u akreditua nga Shoqata e Avokatëve Amerikanë në vitin 1936 dhe u anëtarësua në Shoqatën e Shkollave të Drejtësisë Amerikane në vitin 1951. US News & World Reports, Agjencia Nr. 1 e Renditjes, renditi programin e mëposhtëm të Chicago-Kent midis programeve më të kërkuar dhe më popullor: Trial Advocacy vendin e 4-ëtIP Law vendin e 13-të; Legal Writing vendin e 17-të.  Sipas US News & World Reports, shkalla e punësimit pas diplomimit në Chicago-Kent arrin në 66.2% dhe 90.7% brenda 9 muajve pas diplomimit.
 
Lidhje të dobishme: 
School of American Law: www.salchicagokent.com
Chicago-Kent College of Law: www.kentlaw.iit.edu
Çfarë e bën një Shkollë Ligjore të Madhe: Brenda Chicago-Kent: http://youtu.be/pKu1V5UTjUQ
 
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni: 
  • Bledi Andoni
Asistent Menaxher i Departamentit Ligjor në Tirana Bank
Përfaqësues Zyrtar në Shqipëri dhe Kosovë
Tel: +355682003079 (WhatsApp, Viber)
Email: bledi_andoni@yahoo.com
 
  • Alban Ruli, Përfaqësuesi Zyrtar në Shqipëri, Partner Drejtues i Studios Ligjore ARB Sh.p.k.,
diplomant LL.M në Chicago-Kent College of Law
Tel.: +355 69 20 61 675
 
  • Iva Cucllari, Përfaqësuese Zyrtare,
diplomante LL.M në Chicago-Kent College of Law   
Email: ivacucllari@gmail.com
  • Christina Sarakanidi, Drejtore e SAL për Vendet e Ballkanit & Mesdheut
Tel: +30 690 612 77 07 (komunikim i rregullt, Viber, WhatsApp)
 
 
  • Ketevan Jeladze, Bashkë-themeluese, SAL Kaukaz, Turqi, Mesdhe, Ballkan, Azi Qëndrore dhe Evropa Lindore
LinkedIn: Ketevan Jeladze
Tel: +995 577 97 40 01 (komunikim i rregullt, Viber, WhatsApp)
  • Maia Meskhi, Bashkë-themeluese, SAL Kaukaz, Turqi, Mesdhe, Ballkan, Azi Qëndrore dhe Evropa Lindore
LinkedIn: Maia Meskhi
Tel: +995 577 77 40 30 (komunikim i rregullt, Viber, WhatsApp)
Program Advantages
Guaranteed Admission

Preferential and immediate admission to Chicago-Kent LL.M after completion of SAL Program.

© Copyright SAL 2017.